Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar Partinë Socialiste se ka po përpiqet të mbulojë me propagandë mungesën e investimeve për banorët e qarkut të Elbasanit.
Bardhi ka publikuar në Facebook momente nga takimet elektorale në Elbasan. Ai shkruan se përfaqësuesit e PS janë kujtuar për banorët në prag të zgjedhjeve.
Sipas tij në qarkun e Elbasanit qytetarët kërkojnë ndryshim të qeverisë.
Gazment Bardhi drejton fushatën e PD në Elbasan. Ai ka ritheksuar programin e PD për bujqësinë
“100 milionë euro në vit për subvensionim, dhe 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore”, shkruan Bardhi dhe shton se “mbështetja do të jetë direkte dhe për çdo dynym të mbjellë dhe për krerë në blegtori.”