Mario Draghi betohet si kryeministër

Mario Draghi betohet si kryeministër

Mario Draghi u betua të shtunën si kryeministri i ri i Italisë. Të gjitha partitë politike e mbështetën Draghin, dhe emërimet e tij teknike në vendet kyçe, raportoi Reuters.

Ai do të merret menjëhere me planin për shpenzimin e 240 miliardë euro të dhëna nga Bashkimi Evropian, për të rimëkëmbur ekonominë e vendit.

Emërimi i tij u përshëndet nga presidentja e KE-së Ursula von der Leyen, duke shkruar se “eksperienca juaj do të jetë një aset për Italinë dhe për Evropën, vecanërisht në këto kohë të vështirë”.

Italia ndodhet në një situatë shumë të vështirë që pas Luftës së Dytë Botëore, me qindra persona që po vdesin si pasojë e Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>