Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është infektuar me Covid-19. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo, ku përmes një postimi në Facebook, njoftoi se rezultoi pozitive me Covid.
Ajo është karantinuar në banesën e saj dhe njoftoi se do të vazhdojë të kryejë detyrën nga shtëpia.
“Pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia.”
Kushi i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e virusit.