Shqipëria dhe Italia kanë rritur bashkëpunimin mes tyre për të goditur trafikimin e lëndëve narkotike. Të martën kreu i Policisë italiane, Franco Gabrielli pati një takim me homologun e tij Ardi Veliun.
Në takim u fol për përmbushjen e objektivave të përbashkëta dhe më së shumti ishe i karakterit teknik. Takime të ngjashme do të mbahen çdo muaj.
Veliu dhe Gabrielli nënshkruan një protokoll të ri, i cili ka për qëllim mbikëqyrjen ajrore në territorin shqiptar, me bashkëpunimin e Guardia di Finanza.
Mbikëqyrja do të shërbejë për gjetjen e vendeve ku kultivohet kanabis por edhe për zbulimin e rasteve të trafikimit në kufirin detar.
Në takim ishin të pranishëm edhe Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizzio Bucci dhe Ambasadorja shqiptare në Itali, Anila Bitri si dhe zv-ministri i Brendshëm Julian Hodaj.
Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, emigracioni i jashtëligjshëm, janë disa nga temat e diskutuara në takim.
Takimi do të shërbejë si një hap drejt “rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit” , thanë autoritetet.