Kryetari i PD-së Lulzim Basha takoi të mërkurën kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansa, në Slloveni.
Në një videomesazh, të publikuar në Facebook, të mërkurën, Basha tregoi se ka marrë mbështetjen e kryeministrit slloven për të hapur bisedimet me BE-së brenda vitit
“PD dhe unë jemi të vendosur të ndërmarrim cdo vendim dhe çdo hap të nevojshëm për hapjen e bisedimeve me BE-në”, tha Basha.
Ai i prezantoi kryeministrit slloven planin e PD-së për “integrimin, duke nisur nga lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Basha ka biseduar me Jansan edhe për mundësinë e lehtësimit të kushteve për investitorët slloven në vend.
Sllovenia do të marrë presidencën e BE-së në qershor të 2021-it.