Klement Balili kërkon transferimin në burg të sigurisë së zakonshme

Nga Exit News
Klement Balili kërkon transferimin në burg të sigurisë së zakonshme

Klement Balilli, i njohur ndryshe si Eskobari i Ballkanit kërkoi të mërkurën të dërgohet në një burg të zakonshëm.

Sipas Shqiptarja.com, Balili bëri kërkesë pranë Gjykatës së Elbasanit, për tu transferuar nga burgu i sigurisë së lartë ku ndodhet aktualisht në një burg të zakonshëm,

Kjo është hera e dytë që Balili bën një kërkesë të tillë.

Balili vuan dënimi e tij në burgun e Peqinit. Ai u dënua nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda me 10 vjet burg.

Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli Balilit të fajshëm për katër akuza: trafik të lëndëve narkotikëe, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, mosdeklarim të pasurisë dhe pastrim parash.

Megjithëse Prokuroria kishte kërkuar fillimisht 18 vite burg, gjykata dha dënimin fillestar me 15 vite burg. Meqë gjykata pranoi në shkurt 2019 kërkesën e Balilit për gjykim të shkurtuar, dënimi ulet me një të tretën, duke përfunduar në 10 vite burgim.

Balili e kundërshtoi vendimin e shkallës së parë dhe kërkoi pafajësinë në apel, me pretendimin se gjykata nuk ka prova kundër tij.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>