Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka vendosur që Rusia duhet të lirojë nga burgu kreun e opozitës ruse Alexei Navalny.
Reuters raporton se vendimi është marrë më 16 shkurt.
Autoritetet ruse nuk e kanë komentuar vendimin e GJEDNJ – gjykata ndërkombëtare e Këshillit të Evropës, forumi kryesor i Evropës për të drejtat e njeriut, anëtare e të cilit është Rusia.
Megjithatë, Rusia miratoi vitin e kaluar një ligj që i jep legjislacionit të saj kombëtar përparësi ndaj traktateve ndërkombëtare dhe vendimeve nga organet ndërkombëtare në rastet kur ato bien ndesh me kushtetutën ruse.
Navalny u dënua me tri vite burg për shkelje të dënimit me kusht, gjatë kohës që ka qënë duke u shëruar në Gjermani si pasojë e helmimit me agjent nervor.
Burgosja e Navalnyt ka nxitur protesta të mëdha në gjithë Rusinë. Shumë shtete perëndimore kanë dënuar burgosjen dhe helmimin e tij, për të cilin janë fajësuar agjentët e sigurisë.