Kryeministri i ri Italisë, Mario Draghi, zotohet të përshpejtojë vaksinimet kundër COVID-19

Nga Exit News
Kryeministri i ri Italisë, Mario Draghi, zotohet të përshpejtojë vaksinimet kundër COVID-19

Kryeministri i ri i Italisë Mario Draghi, është zotuar të përshpejtojë programin e vaksinimit të koronavirusit të vendit.

Të mërkurën ai paraqiti prioritetet e qeverisë së tij.

Në fjalimin e tij Draghi, i cili u betua në zyrë të shtunën, tha se detyra e parë e qeverisë ishte të “luftonte pandeminë me të gjitha mjetet dhe të mbronte jetën e qytetarëve”.

Premtimi i tij erdhi pasi Italia regjistroi 336 vdekje të tjera të martën, duke e çuar gjithsej në 94 171,më e larta në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar.

“Virusi është armiku i të gjithëve”, tha Draghi.

Draghi ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane, tha se qeveria duhet të lëvizë shpejt për të marrë dhe shpërndarë vaksinën Covid-19.

Italia kishte administruar më shumë se 3 milion doza që nga e mërkura në mëngjes, sipas shifrave të ministrisë së shëndetësisë.

Detyra tjetër kryesore e Draghi do të jetë përmirësimi i gjendjes së keqe ekonomike, me e vështira për vendin që nga Lufta e Dytë Botërore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>