Kryeministri Edi Rama postoi një foto të spitalit të Urgjencës në Elbasan duke kërkuar marrjen e një mandati të tretë.
Ai shkruan se nën qeverisjen e tij infrastruktura në spitale ka ndryshuar duke theksuar se para 7 vitesh spitalet ishin në gjendje të mjerueshme.
Rama shkruan se nuk është i kënaqur ende dhe se ka punë shumë për të bërë.
“Jo, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave!” përfundon ai.