Numri i njerëzve të infektuar me koronavirus në Britani ra me dy të tretat midis mesit të janarit dhe mesit të shkurtit, sipas një raporti të ri i kryer nga Imperial College London dhe Ipsos MORI.
Gjetjet fillestare të sondazhit tregojnë se 0,51 përqind e njerëzve kishin qenë të infektuar midis 4 dhe 13 shkurt. Sondazhi i mëparshëm, i kryer midis 6 dhe 22 Janar, tregoi një mbizotërim të 1.57 përqind.
Qeveria britanike tha se në rënien e infeksioneve ka ndikuar më shumë izolimi dhe masat anti Covid, se sa vaksinimi.
Shifrat tregojnë se “masat e bllokimit të Anglisë po ulin efektivisht infeksionet”, tha profesori Paul Elliott, drejtori i programit në Imperial.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson është vendosur të njoftojë lehtësimin e masave në 22 shkurt.