Italia regjistroi të enjten 347 viktima të reja si pasojë e Covid-19.
Pas kryerjes së 288 mijë testimeve, në 24 orët e fundit rezultuan pozitivë 13 762 persona.
94 887 viktima janë regjistruar në shtetin fqinj që nga nisja e pandemisë.
Vendi ka shënuar një ulje të lehtë të personave të shtruar në repartet e tjera Covid.
Niveli i infektueshmërisë mbetet në shifrat 4.77%.