Kryeministri Edi Rama e akuzoi presindetin Ilir Meta se po përçan dy zonat e Vlorës, Selenicën me Vjosën.
Presidenti “vjen dhe i nderon heronjtë e Vlorës duke bllokuar projektet. Vjen këtu e përcan Vjosën me Selenicën”, u shpreh kryeministri në bashkëbisedimin me qytetarët e Vlorës, të premten.
Ai shprehu keqardhje që edhe qeveria ka marrë pjesë në ceremonitë e dorëzimit të medaljeve nga Presidenti Meta.
Rama ndodhet në Vlorë për nisjen e procesit të vaksinimit tek punonjësit shëndetësor.