Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të dhurojnë vaksina Covid-19 përpara se të vaksinojë të gjithë qytetarët amerikanë. Lajmi u dha nga një zyrtarë i administratës së presidentit Biden për gazetarët të enjten.
Këto deklarata u bënë një ditë para se presidenti Biden të takohet me vendet e G7-ës për të diskutuar mbi shpërndarjen e vaksinës drejt vendeve të varfra dhe problemet e pandemisë.
Presidenti biden do të njoftoi në mbledhje se SHBA-të do të japin $4 miliardë p[ër nismën Gavi për blerjen e vaksinave për vendet e varfra.
Gjysma e fondeve do të shkojë për financimin e nismës COVAX. Ndërsa gjysma tjetër do të shkojë për dinancimin e zhvillimit të vaskinave .
Të premten do të zhvillohet virtualisht mbledhja e vendeve të G7-ës. Ajo do të drejtohet nga kryeministrit britanik Johnson. Një ndër temat kryesore të diskutimit do të jetë dhurimi i vaksinave Covid19 për vendet e varfra.