Rama kërkon mandatin e tretë për të mbaruar transformimin e shëndetësisë

Nga Exit News
Rama kërkon mandatin e tretë për të mbaruar transformimin e shëndetësisë

Kryeministri Rama kërkon mandatin e tretë qeverisës pasi sipas tij askush nuk e mbaron dot punën transformuese të shëndetësisë.

Rama shkruan në Facebook se “ka ende shumë akoma për të ndryshuar” dhe se gjendja e spialeve ka ndryshuar si nata me ditën në krahasim me 7 vite më parë.

Sipas Ramës që shëndetësia të transformohet duhet “vizion, pasion, vullnet dhe durim të madh” të cilat kryeministri thotë se i ka vetëm mazhoranca qeverisëse.

Në Facebook, Rama ka publikuar edhe foto të poliklinikës së Krujës pas rikonstruksionit të bërë së fundi dhe e krahason me gjendjen e saj 7 vite më parë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>