Kryeministri Edi Rama deklaroi se brenda marsit do të vaksinohen të gjithë të moshuarit në azile dhe rreth 300 mjekë dhe infermierë.
Në një komunikim për qytetarët, Rama njoftoi se prej të dielës do të vaksinohen personat mbi 80 vjeç.
Rama iu përgjigj dhe deklaratave të Ilir Metës, i cili e konsideroi ndarje klasore vaksinimin e personaliteteve.
Ai shtoi se vaksinimi i tyre është ndihmë për fushatën e vaksinimit, në kohë kur ka shumë thashetheme.