Presidenti Ilir Meta deklaroi se pas 25 prillit krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë.
“Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut”, shtoi ai.
Gjatë një takimi me eurokomisioneren e punëve të brendshme, Ylva Johansson, Meta theksoi rëndësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për rrugën europiane të Shqipërisë.
“E falenderova për mbështetjen e gjithanshme, që BE i jep vendit tonë, përfshirë parandalimin dhe menaxhimin e emigracionit të paligjshëm përmes bashkëpunimit me FRONTEX.” përfundoi Meta.