Disa lëndë kimike u dogjën të shtunën në Korçë në lagjen nr 9. Shpërthimi i tyre ndodhi në ish Trikotazhin e Korçës, duke rrezikuar kështu familjet që banojnë aty pranë. Gazetarët lokal raportuan se të pakën 10 familje rrezikuan të helmohen nga helmet dhe mbetjet toksike.
Lëndët çlirojnë tym dhe gaz me përmbajtje kimike çka mund të helmojnë banorët.
Banorët thanë se kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Ata kërkuan nga instancat që të zgjidhet sa më parë ky problem.
“Korça nuk është vetëm Katedralja. Këtu nuk mund të marrësh dot frymë. Njerëzit e pallatit janë një rrezik. Të merren masa menjëherë. Kemi lajmëruar policinë dhe nuk po marrin asnjë masë. Këto janë kanceroze”, tha një banor i zonës.