Ish-presideti i SHBA, Donald Trump do të mbajë fjalimin e tij të parë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, pasi do të marrë pjesë në Konferencën e Veprimit Politik Konservator që zhvillohet në Florida.
Takimi do të mbahet në Orlando, Florida nga 25 deri më 28 shkurt dhe Trump do të flasë në ditën e fundit, njoftoi Reuters.
Burimet raportojnë se Trump do të flasë për të ardhmen e partisë Republikane dhe lëvizjen konservatore. Gjithashtu pritet që ai të reagojë ndaj vendimeve të para të administratës Biden.
Trump nuk e njohu fitoren e Biden ndaj tij në zgjedhjet e vitit të kaluar. Ai tashmë jeton në shtëpinë e tij në Florida.