Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të zhdukë rryshfetin në shëndetësi.
“Beteja për pastrimin me rrënjë nga sistemi shëndetësor i qelizave kanceroze të rryshfetit e abuzimit”, shkroi Rama në Facebook duke postuar edhe fotot e poliklinikës së re të Vlorës, të dielën.
Ai u shpreh i bindur se korrupsionin në shëndetësi do ta luftojë vetëm qeveria e tij.
“Askush tjetër natyrisht dhe kush nuk e kupton këtë, nuk kupton as se sa shumë që ka për të humbur…”, përfundoi Rama mesazhin e tij në Facebook.