
Kryeministri Edi Rama renditi të hënën të gjitha arritjet e qeverisë së tij në 8 vite. Përmes një videomesazhi në Facebook, Rama shprehet se paga minimale është rritur me 36 përqind, mjekët mësuesit paguhen më shumë gjatë 8 viteve.
Rama shton se që prej janarit 2021 paga minimale është rritur me 15 përqind dhe për fermerët nafta është pa taksë.
“Taksa për afro 100 mijë biznese të vogla është bërë zero.Kantieret e ndërtimit janë më të shumtë se asnjëherë tjetër nëpër të gjithë Shqipërinë.”, shtoi ai.
Ai përfundoi se ende nuk është i kënaqur dhe ka shumë punë për të bërë, duke shtuar se “nuk ka kohë për pushim.”