Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të hënën 260 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 3,104 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit u regjistruan tri viktima me këtë virus. Sipas IKSHPK-së, nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, të hënën janë shëruar 190 persona. Ndërsa ka 6,706 raste aktive.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 66,640 persona të infektuar me këtë virus.
Prej tyre, 1,575 pacientë kanë vdekur.