Kompania Pfizer do të dorëzojë 13 milionë doza në javë për SHBA-të nga mesi i marsit, njoftoi shefi ekzekutiv i saj, John Young.
Përpara seancës dëgjimore të martën në Kongres, ai u shpreh se deri në fund të marsit kompania, do të dërgojë në SHBA 120 milionë doza.
Pfizer do të dërgojë 300 milionë doza në vend deri në fund të korrikut.
SHBA-të janë vendi më shpërndarjen më të mirë të vaksinave në botë, në krahasim me vendet e pasura, sipas të dhënave të faqes “Our Ëorld in Data”.
Deri më tani janë vaksinuar më shumë qytetarë se çdo vend i botës, rreth 12 përqind. Përpara SHBA-ve renditen Izraeli, Seychell, Emiratet e Bashkuara, Britania dhe Bahrain.
Ata po e shpërndajnë vaksinën 3 herë më shpejt se sa BE-ja, në krahasim me popullsinë dhe 5 herë më shumë se sa Kanadaja. Kjo ka ndodhur për shkak se SHBA-të kanë më shumë para për të blerë më shumë vaksina se sa i duhen dhe kanë kapacitetin për ta prodhuar në vnd vaksinën.
Presidenti Biden ka premtuar se e gjithë popullsia do të vaksinohet brenda muajit korrik.