Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian vendosën sanksione ndaj katër zyrtarëve të lartë rusë si përgjigje ndaj burgosjes së kritikut të pushtetit të Putinit, Alexei Navalny.
Marrëveshja, e cila pritet të miratohet zyrtarisht nga BE në fillim të Marsit, erdhi pasi Franca, Gjermania, Polonia i kërkuan Rusisë lejimin e protestave, e drejtë e parashikuar në të Konventën e të Drejtave të Njeriut.
Sanksionet, të vendosura për shkelje të të drejtave të njeriut, përfshijnë ndalimin e udhëtimit në BE, dhe ngrirjen e aseteve.
Zyrtarët e dënuar janë Alexander Bastrykin, drejtori i Komitetit të hetimit të Krimeve të Rënda; Igor Krasnov, prokurori i përgjithshëm; Viktor Zolotov, drejtues i Gardës Kombëtare; dhe Alexander Kalashnikov, drejtor i burgjeve.