Partia Demokratike përmes Gazmend Koduzit fajësoi Kryeministrin Rama [për gjendjen e pandemisë dhe ekonomisë.
“Qytetarët po vuajnë jo vetëm nga COVID-19 por edhe nga kolapsi ekonomik për shkak të çmimeve të papёrballueshme testeve dhe ilaçeve në vend”, u shpreh në një njoftim për media Koduzi, të martën.
Ai tregoi se testet e Covid19 kushtojnë nga 35-70 mijë lekë, një bombёl oksigjeni kushton 13,000 lekë dhe shërbimi infermierit kushton 10,000 lekë.
“Për 4 anëtarë duhet të vini mёnjanё rreth 800 mijë lekë për të përballuar trajtimin kundër COVID-19”, tha Koduzi.
Ai ngriti edhe shqetësimin e numrit të ulët të personave që shtrohen në spitale.