Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi se SHBA-të dhe Bashkimi Europian do të ushtrojnë presion për njohjen e Kosovës.
Në një intervistë për mediat, Vuçiç u shpreh se “Serbinë e pret një periudhë e vështirë, gjatë së cilës do t’iu ekspozohet të gjitha presioneve, fushatave dhe të pavërtetave të mundshme”.
Vuçiç tha se në takim me të dërguarin e posaçëm, ai do të parashtrojë ato që Serbia mund të bëjë.
Lidhur me sulmin ndaj djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, Vuçiç mohoi të kishte arsye politike sulmi.