Katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Mediat lokale raportuan se mes të arrestuarve është edhe kreu i agjencisë, Agim Nuha.
Sipas mediave, arsyeja e arrrestimeve lidhet dyshime për ryshfet për shpërndarjen e subvencioneve në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor, brenda Ministrisë së Bujqësisë.
Ndërkohë policia po vazhdon kontrollet në godinën e Ministrisë së Bujqësisë.
Lajm në përditësim.