Basha prezanton programin për Energjinë

Nga Exit News
Basha prezanton programin për Energjinë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha prezantoi të mërkurën programin e tij elektoral për Energjinë.

Gjatë prezantimit të programit, ai tha se çmimi i energjisë elektrike në vend është më i shtrenjtë në rajon e Europë.

Disa nga pikat e programit janë:

  • Do të  krijojë konkurencë në sektorin e energjisë
  • Do të uli faturën e energjisë elektrike për 70 perqind të familjeve
  • Familjet me konsum 300 Watt nuk do të paguajnë
  • Do të vendoset një sistem faturimi me dy fasha për familjet shqiptare
  • Do të liberalizojë tregun e energjisë elektrike
  • Do të krijohet bursa e energjisë elektrike
  • Do të hiqen gjeneratorët
  • Mireadmistrimi i OSHEE
  • Bashkimi i tregjeve elektrike me Kosovën
  • Do të uli cmimin e naftës
  • Do të heqi taksën Rama 240 lekë
  • Do të rrisi furnizimin me energji të gjelbër, atë të ripërtërithshme dhe me gaz natyror

Basha tha se do të ketë në qendër luftën ndaj korrupsionin, evazionit fiskal dhe do të dyfishojë investimet në sektorin e naftës.

Ai tha se qeveria do të kontrollojë cilësinë e naftes dhe brenda 180 ditëve të para do të vendi do të ketë një naftë me standarte ndërkombëtare.Do të hapen vende të reja pune në këtë sektor.

Basha u angazhua të shqyrtojë statusin e minatorit si dhe të japë zgjidhje për përmbytjet. Ai premtoi se do të përfundojë procesin e rindërtimit nga tërmeti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>