Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi dorëhiqet nga dorëheqja

Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi dorëhiqet nga dorëheqja

Në një kthesë të papritur, Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi ka deklaruar sot se tërheq dorëheqjen e tij, pasi ka siguruar certifikata nga Ministria e Drejtësisë e Italisë se ai nuk ka dënime kriminale në Itali.

Shpjegimin e tij për vendimin për të vazhduar mandatin e kryebashkiakut ai e bëri të njohur me anë të një postimi të gjatë në Facebook, të shoqëruar me fotografi të dy dokumenteve, të cilat ai pretendon se janë certifikata penaliteti nga Ministria e Drejtësisë e Italisë, ku lexohet se ai nuk ka dënime. Origjinaliteti i këtyre dokumentave është i pakonfirmuar nga burime të pavarura.

Ajo që e bën të çuditshme këtë zhvillim është se Zoti Rroshi e dha dorëheqjen, para tre ditësh, duke deklaruar se avokatët e tij në Itali e kishin njoftuar se ai ka qënë i dënuar në Itali—pra, ai u dorëhoq në bazë të një një informacioni që e siguroi vetë dhe e bëri vetë publik.

Pas deklarimit të dorëheqjes nga ana e tij, në disa media u botua një dokument i pretenduar si dëshmi penaliteti në të cilën lexohej se Zoti Rroshi ishte dënuar në vitin 1992—në moshën 18 vjeçare—për dhunë seksual në grup.

Edhe pse Zoti Rroshi paraqiti dorëheqjen, Kryeministri Rama nuk e firmosi atë. Kjo do të thotë se Zoti Rroshi formalisht nuk është larguar asnjëherë nga detyra dhe mund të kthehet në zyrë menjëherë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>