Kryeministri Edi Rama deklaroi se brenda muajit mars do të vaksinohen të gjithë mjekët dhe infermierët.
Gjatë një vizite me banorët e Beratit, Rama u shpreh se pas mjekëve do të nisi vaksinimi masiv i popullsisë.
“Brenda muajit mars ne do të përfundojmë vaksinimin e mjekëve dhe së shpejti do të kemi lajme të mira për sigurimin e sasive të domosdoshme, jo vetëm për ta ulur ritmin por ta kthyer këtë sezon pranveror në një vaksinim masiv.”
Rama tha se një mandat i tretë do jetë mandate karakteri për të përballuar pasojat e tërmetit dhe të pandemisë.
Ai shtoi se pavarësisht pandemisë qytetarët kanë vazhduar punën dhe Berati ka tërhequr turistë gjatë sezonit turistik.
“Janë 70 bujtina, por edhe disa hotele që anë vërtetë standarde fantastike. Por janë gjysmë milioni vizitorë në Kalanë e Beratit nga 2014 e tutje.”