Kryeministri Edi Rama njoftoi se shumë shpejt mund të rifillojnë fluturimet me Britaninë e Madhe.
Gjatë një takimi me banorët e Beratit, Rama u shpreh se synon të vaksinojë të gjithë popullsinë deri në 14 muaj dhe se vaksinimi do të sjellë lehtësim në sezonin e verës.
“Mund të ndodhi që shumë shpejt të hapen fluturimet me Britaninë e Madhe, nuk është e thënë në maj. Këtu fus dhe ambicien që kur të hyjmë në sezonin e verës, të kemi një lehtësim nga pikëpamja e rrezikut. Nëse do të vaksinojmë një pjesë jo të vogël brenda planit tonë që brenda 14 muajsh të kryejmë vaksinimin, do të kemi avantazh dhe veprim të madh që kemi.”
Rama tha se po punon që të marrë sa më shumë doza për të vaksinuar qytetarët dhe se po trajnohen infermierë për të kryer vaksinat.