Basha takon një biznes në Durrës, premton lehtësira fiskale e administrative

Nga Exit News
Basha takon një biznes në Durrës, premton lehtësira fiskale e administrative

Kreu i PD-së, Lulzim Basha takoi të premten një biznes prodhues në Durrës, ku i shpalosi programin e tij elektoral.

Ai premto se në qeverisjen e tij do të ketë lehtësira fiskale dhe administrative për biznesin.

“Eliminimi i këtyre lejeve, këtyre autorizimeve, i këtyre zyrtarëve anonim që vijnë vërdallë dhe ju pengojnë punën tuaj do jetë hapi jonë i parë në kuptimin e reformës shtetërore administrative. “, u shpreh ai.

Basha premtoi se do të subvencionojë qoftë përmes lehtësirave fiskale por edhe subvencionime të drejtpërdrejta për kthimin e energjisë diellore të na kthehet në energji elektrike

Ulja e sigurimeve e punonjësve në 18%, taksa në 9%, janë dy nga pikat e programit të Bashës për bizneset.

Administratori i këtij biznesi iu ankua Bashës për centralizimin e ekonomisë.

Basha tha se me 25 prill kjo do të marrë fund dhe bizneset do të kenë një qeveri në krah të tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>