Një dozë e vetme e vaksinës Pfizer mund të zvogëlojë transmetimin e virusit nga personat asimptomatike me 75%, sipas hulumtimit të publikuar nga autoritetet kërkimore britanike, sipas artikullit të botuar në The Guardian.
Mjekët në Kembrixh regjistruan rënien të ndjeshme të infeksioneve pas 12 ditësh nga marrja e dozës së pare, sipas një analizë në bazë të testeve Covid të kryera tek punonjësit e kujdesit shëndetësor në dy javët e fundit të janarit.
Një studim i më parshëm gjeti se doza e parë e vaksinës AstraZeneca uli transmetimin e virusit me rreth 67%. Ndërsa provat klinike treguan se të dy vaksinat, si Pfizer dhe AstraZeneca parandaluan njerëzit të sëmuren me Covid.
“Dy javë pas një doze të vetme të vaksinës Pfizer, ne pamë një ulje prej 75% të infeksioneve asimptomatike me koronavirus në punonjësit e kujdesit shëndetësor. Ne pamë një ulje të ngjashme të infeksioneve simptomatike”, tha Mike Ëeekes, një specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin e Kambrixhit.
Këto të dhëna tregojnë se vaksinimi i popullsisë mund ti japë fund masave kufizuese në botë.
Në Shqipëri deri më tani janë administruar 10 mijë doza të vaksinës covid19, të Pfizerit.