Nis procesi i vaksinimit në Korçë

Nga Exit News
Nis procesi i vaksinimit në Korçë

Ka nisur procesi i vaksinimit të mjekëvve dhe infermierëve në Korçë. Të shtunën do të vaksinohen 150 mjekë dhe infermierë.

Procesi i vaksinimit do të kryhet në godinën e Ish-Shtëpisë së Oficerëve.

Deri tani në Shqipëri rreth 11 mijë persona kanë marrë të paktën një dozë vaksine kundër COVID-19. Sipas ministres të vaksinuarit janë personel shëndetësor dhe të moshuar që banojnë në azile.

Shqipëria ka marrë aktualisht 17355 doza të vaksinës së Pfizer. Sipas kontratës me kompaninë, në fund të shkurtit duhet të ishin dorëzuar rreth 40 mijë doza por ky afat është shtyrë për në mars.

Kryeministri Rama ka premtuar të tjera doza nga vende ‘anonim’ të cilat nuk është bërë e ditur se kur do të vijnë.

Deri në fund të shkurtit sipas kryeministrit Rama do të vijnë gjithësej 40 mijë doza.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>