Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të premten 426 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 3454 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit u regjistruan 3 viktima me këtë virus. Sipas IKSHPK-së të martën janë shëruar 205 persona. Ndërsa ka 7539 raste aktive.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 68,777persona të infektuar me këtë virus.
Prej tyre, 1,595 pacientë kanë vdekur.