Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu I bëri apel qytetarëve të bëjnë kujdes për të parandaluara infektimin.
“Sa më shumë të kujdesshëm, aq më pak raste në spitale, aq më pak fatalitete”, theksoi Manasirliu gjatë takimit me ekipin e mjekëve të spitalit Covid3 në Tiranë.
Ministrja njoftoi se në spitalet Covid19 në vend ka 600 pacientë të shtruar. Ajo u shpreh se “shumica e mjekëve dhe infermierëve të spitaleve COVID janë vaksinuar me të dy dozat”, e vaksinës Pfizerit.
Në vend të hënën, 1 mars do të vijnë 15 mijë vaksina të Pfizerit dhe në 11 mars 14, 400 vaksina të AstraZeneca-ës, nëpërmjet nismës COVAX.