Policia në Mianmar ka qëlluar me gaz lotsjellës dhe ka goditur me armë të tjera protestuesit në përpjekje për të shuar një tubim të madh anti-grushtit të shtetit.
Kjo është goditja më agresive në mbarë vendin që kur ushtria ka marrë pushtetin.
Katër njerëz raportohet se janë vrarë në dhunën e ushtruar nga policia, përfshirë tre burra në qytetin jugor të Dawei. Të paktën 20 të tjerë janë plagosur sipas Agence France-Presse.
Një burrë u vra gjithashtu në Yangon, ndërsa disa të tjerë u plagosën. Mjekët të cilët kishin hyrë në grevë kundër grushtit të shtetit ushtarak, u kthyen për të punuar në departamentin e urgjencës në spitalin e përgjithshëm Yangon për të trajtuar të plagosurit.
Ushtria është përballur me kundërshtim të madh publik pasi mori pushtetin nga qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike e Aung San Suu Kyi këtë muaj, duke ndaluar atë dhe politikanë të tjerë nga partia e saj, Lidhja Kombëtare për Demokracinë.
Ushtria ka akuzuar NLD-në, e cila fitoi zgjedhjet e vitin e kaluar, për mashtrim të votuesve, një pretendim që nuk është vërtetuar.
Ushtria e cila më parë drejtoi vendin për gjysmë shekulli, ka premtuar të mbajë zgjedhje brenda një viti. Protestuesit nuk janë të bindur nga premtime të tilla dhe kanë kërkuar lirimin e udhëheqësve të tyre të zgjedhur.
Gjatë tre javëve të fundit janë mbajtur tubime në të gjithë vendin, në disa raste me qindra mijëra njerëz që dilnin në rrugë. Ndërkohë një grevë kombëtare e cila ka tërhequr mbështetje nga mjekët, inxhinierët, punëtorët e hekurudhës dhe fermerët, e ka sjellë vendin në një ngërç, duke paralizuar juntën ushtarake.