Procesi i vaksinimit në Korçë nisi të dielën paradite, ku mjekë dhe infermierë po mbanin radhën për dozën e parë të vaksinës. Kjo është dita e dytë e vaksinimit në Korçë.
Që nga e shtuna raportohet se 500 doza kanë mbërritur në Korçë. Pjesa më e madhe e tyre do të aplikohet të dielën.
Ish shtëpia e oficerëve është kthyer në qendër vaksinimi dhe brenda janë krijuar 7 pika ku personat mund të shkojnë për të bërë vaksinën.
Janë krijuar disa lista dhe sipas tyre mjekët dhe infermierët shkojnë për t’u vaksinuar.
Aktualisht një numër i konsiderueshëm prej tyre po presin në radhë për të marrë dozën e vaksinës.