Kryeministri Edi Rama prezantoi të dielën paradite disa nga kandidatët e përzgjedhur për deputetë nga nisma e “Deputeti që duam”.
Rama zhvilloi një takim me kandidatët nga ku tha se 1581 persona kanë aplikuar për të qenë pjesë e PS.
Ai tha se qeveria u pengua të nga pandemia dhe tërmeti, por “do të kishte bërë më shumë në mandatin e dytë”.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryetari PS Edi Rama, Sekretari Përgjithshëm Taulant Balla, Kryetari Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
“Kam dy kolegë që kur ishin të rinj, u bënë pjesë e skuadrës kombëtare. Erdhën nga dy rrugë të ndryshme për t’u bërë pjesë e rrugës tonë të përbashkët. Taulant Balla dhe Erion Veliaj janë me mua këtu. Taulanti është dhe për një arsye tjetër për hapjen dhe përzgjedhjes së anëtarëve të skuadrës sonë”, tha Rama.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se “ndërhyrja mes listave të partisë dhe kandidatëve të rinj do të përmirësojë ekipet”.
Ai u dha një këshillë të rinjve që të mbajnë marrëdhënien mirë më zgjedhësin.
“Herën e parë qytetarët të japin besim. Herën e dytë apo të tretë është radha juaj që t’ju jepni besim. Një ditë u përzgjodha unë të isha pjesë të kësaj partie, dhe sot iniciuam këtë proces”, tha Balla.
Balla tha se pjesëmarrja në programin e PS “Deputeti që duam” ka qenë e madhe.