Sulm kibernetik në Ministrinë e Financave të Kosovës

Nga Exit News
Sulm kibernetik në Ministrinë e Financave të Kosovës

Ministria e Financave në Kosovë është sulmuar nga hakerat.

Mediat kosovare raportojnë se sulmi kibernetik ka ndodhur në Departamentin e Tatimeve.

“Sot është raportuar për sulme kibernetike në dy institucione. Informatat e pranuara po trajtohen nga ana e specialisteve të policisë për hetimin e krimeve te tilla në koordinim me  institucionet ku dyshohet të kenë ndodhur”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Sulmi në fjalë është konfirmuar edhe nga ministri në detyrë, Agim Krasniqi.

“Kemi informacione për këtë sulm, por që tashmë po merremi më tepër me të, për të shikuar nga afër se çfarë saktësisht ka ndodhur”, tha ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>