Gjermania vendos kufizime për udhëtarët nga Franca

Nga Exit News
Gjermania vendos kufizime për udhëtarët nga Franca

Gjermania do kërkojë test covid-19 për udhëtarët nga Franca që prej 2 marsit. Kjo masë e re kufizuese u njoftua të dielën me 28 shkurt.

I njëjti rregull vlen edhe për udhëtarët nga Republika Çeke, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Përjashtim bëjnë vetëm shoferët e kamionëve dhe disa punëtorë kyçë.

Komisioni Europian e kritikoi këtë masë si jo në përputhje me rregullat e BE-së. Ndërkohë ministri francez për Çështje Evropiane, Clement Beaune tha se i vjen keq për këtë vendim të Gjermanisë.

Ai theksoi se Franca është në negociata me Gjermanine për zbutjen masat për 16.000 banorët e Moselle (qytet kufi me Gjermaninë), të cilët punojnë në atje. Beaune pohoi se këta punëtorë francezë nuk duhet të përballen me teste ditore me metodën PCR, për të hyrë në Gjermani, duke shtuar se do të ishte më e lehtë që ata të testoheshin në çdo dy apo tre ditë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>