Familjet e emigrantëve do të kenë më shumë lehtësime nën administratën e Joe Biden.
SHBA do të paguajë për transportin, kujdesin shëndetësor, shërbimet ligjore dhe shërbimet e karrierës dhe arsimit për emigrantët.
Gjatë administratës së Tump ata ishin lënë mënjanë nën strategjinë e kufirit “toleranca zero” të Trump, tha të hënën Departamenti i Sigurisë së Brendshme të SHBA(DHS).
Administrata e Biden do të konsiderojë gjithashtu kthimin në SHBA të prindërve të dëbuar, me synim bashkimin e familjeve.
“Ne jemi duke përkushtuar burimet tona në të gjithë Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe qeverinë federale dhe duke sjellë peshën tonë të plotë për të ribashkuar fëmijët që ishin ndarë mizorisht nga prindërit e tyre,” tha Sekretari i DHS Alejandro Mayorkas në një deklaratë me shkrim.