Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli vlerësoi të martën se Shqipëria ka një mesatare të mira sa i përket numrit të infektuarve për 100 mijë banorë se Kosova, Serbia apo Maqedonia e Veriut.
Në një intervistë për News 24 ajo tha se gjatë dy javëve të fundit po vihet re një ulje e vogël e infektimeve.
Sa i takon varianteve të reja ajo tha se “nuk ka shenja që e dallon nëse ai është infektuar nga ndonjë mutacion i ri, kjo dallohet nëse ke dyshime dhe verifikohet në laboratorë të posaçëm”.
Duhen edhe një numër i konsiderueshëm njerëzish për të arritur në konkluzion, tha ajo.