Gjermania do të zgjasë masat e izolimjt deri në 28 mars por do të lehtësojë disa masa.
Kështu dyqanet jothelbësore dhe bizneset e tjera të rihapen në zonat me norma relativisht të ulëta të infeksionit.
“Duhet të bëjmë hapa drejt hapjes, por, në të njëjtën kohë, hapa që nuk na kthejnë prapa”, u shpreh kancelarja Angela Merkel për gazetarët.
Gjermania ka regjistruar në total mbi 2.4 milionë raste me koronavirus dhe mbi 71,000 viktima.
Shumica e dyqaneve atje janë të mbyllura qysh më 16 dhjetor.
Restorantet, baret dhe objektet sportive janë mbyllur nga 2 nëntori, ndërsa hotelet lejohen të punojnë vetëm për të akomoduar udhëtarë të biznesit.