Kreu i PD-së, Lulzim Basha takoi të enjten banorët e Kombinatit.
Qytetarët i shprehën Bashës shqetësimin për ekonominë dhe për rindërtimin.
Basha premtoi se në qeverisje do të ketë ekspertë të cilët do t’i japin fund procesit të rindërtimit.
“Ne e do të bëjmë procesin transparent, do ta përshpejtojmë. Ne do t’i japim fund kalvarit tuaj të vuajtjeve”
Kreu i PD-së deklaroi se ka një plan dhe për të rinjtë. Ata të cilët vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë do përfitojnë 100 përqind subvebcion.
Edhe për bizneset Basha tha se ka një plan për të mbështetur me 1000 euro çek për të përballuar pasojat e pandemisë.