Kryeministri Edi Rama tregoi se duke filluar nga muaji prill do të nisë vaksinimi masiv i popullsisë kundër Covid19. Në aktivitetin e zhvilluar të mërkurën për prezantimin e arritjeve të qeverisë në shëndetësi, Rama u shpreh se:
“Në mars-prill-maj-qershor do të kemi vaksinim intnsiv, që do të këpusë si sëpatë zinxhirin e infektimeve dhe që do të mundësojë që të çlirohemi pjesërisht, por në mënyrë të konsiderueshme, nga barra e madhe e ankthit, pasigurisë, merakut për njerëzit tanë më të afër, më të dashur, për më të moshuarit, ata me sëmundje kroike”.
Ndërkohë, vendet e pasura si Italia, Spanja, Gjermania ende nuk e kanë nisur vaksinimin masiv të popullsisë.
Deri më tani në vend në vend kanë ardhur 32,565 vaksina. Ndërkohë ende nuk ka përfunduar vaksinimi i stafit mjekësor dhe i të moshuarve mbi moshën 80 vjeç.
Kryeministri ka premtuar se do të sjellë 360 mijë vaksina nga një vend mik, por ende nuk ka një datë.