Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se Kosova ka regjistruar të mërkurën numrin 591 raste pozitive me koronavirus.
Në 24 orët e fundit, shtatë pacientë me Covid kanë humbur jetën: Prizren 2 raste, Ferizaj 1 rast, Gjakovë 1 rast, Mitrovicë 1 rast, Prishtinë 1 rast dhe Viti 1 rast.
Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 71.344.
Në total, 1.627 pacientë në Kosovë kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 61.014 janë shëruar – prej tyre 386 në 24 orët e fundit.
Aktualisht janë 8.703 raste aktive me koronavirus në Kosovë.
IKSHPK-ja u rekomandoi qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për nevoja të domosdoshme.