Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi se Kosova do të marrë 33 mijë doza vaksinash nga Covax gjatë muajit mars.
Në një deklaratë për mediat, zyra e shtypit e Hotit deklaroi se 100,800 doza nga Covax.
“Nga ky mekanizëm Kosova do të përfitojë 100 mijë e 800 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkohë që janë duke u zhvilluar negociata intensive edhe me prodhues të tjerë për të siguruar numrin e nevojshëm të vaksinave me qëllim të imunizimit të plotë të popullsisë”
Kosova vazhdon të jetë ende i vetmi vend në rajon, i cili nuk ka arritur të sigurojë vaksina kundër sëmundjes COVID-19.
Përveç vaksinave të programit COVAX, Ministria në detyrë e Shëndetësisë ka marrë siguruar kompania amerikane, Pfizer, për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.
Megjithatë, kompania Pfizer/BioNtech ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ende është në diskutime me Qeverinë në detyrë të Kosovës për furnizim me vaksina.
Në Ballkanin Perëndimor Kosova është e vetmja që nuk ka nisur vaksinimin. Teksa në mungesë të vaksinave nga BE vende si Maqedonia e Veriut i kanë kthyer shpresat nga Kina dhe Rusia. Hungaria është vendi i parë në BE që ka marrë vaksinën ruse dhe atë kineze.