Presidenti Ilir Meta u bëri thirrje qytetarëve të votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit.
“Çdo qytetar, që nuk voton, moralisht, nuk ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes apo të mos dëgjimit të zërit të tij”, tha Meta të premten në një postim në Facebook.
Presidenti e cilësoi shumë të rëndësishme ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptarë “që në një sistem demokratik, fuqia e çdo qytetari është vota e tij”.
“Kjo është një fuqi që ai duhet ta tregojë dhe tek e cila duhet të ketë besim Çdo demotivim, çdo përgjumje, çdo indiferencë, pa dyshim, nuk i shërben jo vetëm demokracisë, por nuk i shërben as vetë qytetarit”, tha ai.