Merkel, pandemia po rrit pabarazinë gjinore

Nga Exit News
Merkel, pandemia po rrit pabarazinë gjinore

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar se pandemia rrezikon të rikthejë problemet në barazinë gjinore, pasi gratë kujdesen më shumë për fëmijët gjatë mbylljes dhe ka më shumë të ngjarë të punojnë në punë në rrezik.

“Gratë janë prekur në mënyrë disproporcionale nga kriza shëndetësore, tha ajo, ndërsa shtoi se ato janë të nënpërfaqësuar në pozicionet vendimmarrëse”, u shpreh Angela Merkel, sipas Agjencisë France të Lajmeve (AFP).

“Edhe një herë janë gratë ato që mbajnë përgjegjësitë e shkollimit në shtëpi, kujdesit për fëmijët dhe punëve të tyre,” tha Merkel.

Gratë gjithashtu tejkalojnë numrin e burrave në profesionet e kujdesit shëndetësor, në një kohë kur ato punë janë “veçanërisht sfiduese”.

“Më shumë se 75% e atyre që punojnë në sektorin shëndetësor janë gra, nga mjekë në spitale, te laboratorët dhe farmacitë,” tha Merkel – megjithatë gratë zënë mezi 30% të pozicioneve drejtuese në ato zona.

“Nuk mund të ndodhë që gratë në masë të madhe mbajnë shoqërinë tonë, por në të njëjtën kohë nuk janë të përfshira në mënyrë të barabartë në vendime të rëndësishme politike, ekonomike dhe shoqërore,” shtoi ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>