Belgjika do të lehtësojë masat duke filluar nga java e ardhshme, njoftoi kryeministri Alexander De Croo.
Ai tha se do të rritet numri i grumbullimeve në 10 persona. Gjithashtu univeristetet do të rifillojnë mësimin në klasa në 15 mars një herë në javë. Ndërkohë prej fillimit të prillit do të lejohen të zhvillohen ceremonitë mortore me grumbullim deri në 50 veta.
Pas 19 prillit do të rihapen shkollat dhe kopshtet. Ndërkohë kryeministri belg pohoi se në maj mund të rihapen baret, restorantet.